E Diel, 1 Nëntor 2026

Varësia nga alkooli, probleme të thella psikologjike

Sipas të dhënave të Klinikës së Trajtimit të Varësisë Alkoologjike, rreth 70% e personave që shkojnë në këtë qendër për kurim, shfaqin probleme të thella psikologjike.

Personat që konsumojnë vazhdimisht alkool, shfaqin edhe një sërë sëmundjesh të tjera, që nga diabeti e deri tek çrregullimet e thella mendore. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ka përgatitur një strategji për uljen e konsumimit të alkoolit, bëhet me dije se rreth 21% e popullsisë konsumojnë në vijimësi alkool dhe kanë varësi nga këto pije.

Po nga këto të dhëna bëhet me dije se 20% e popullsisë janë konsumues të alkoolit. Varësia nga alkooli sjell zinxhir edhe një sërë problemesh të tjera, duke nisur fillimisht nga problemet psikike dhe më pas në probleme fizike dhe familjare. Një tjetër shqetësim për Klinikën e Trajtimit të Varësisë Alkoologjike, është mosha e pacientëve kryesisht 35-50 vjeç, brez i cili ka përgjegjësinë për të rritur brezin e ri. /Start/

                                                                                             2011-12-04 10:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›