E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, burri vret gruan me pistoletë, më pas vetëdorëzohet

SHKODËR- Një tragjedi familjare ka tronditur mbrëmë rreth orës 21:00 qytetin e Shkodrës. Një 18-vjecare është vrarë nga bashkëshorti i saj.

Burime të policisë sqarojnë se vrasja ka ndodhur në korridorin e konviktit të shkollës industriale ku jetonte cifti.

18-vjecarja Bedrie Haxhia pas një zënke të momentit është qëlluar me armë zjarri pistolete nga bashkëshorti i saj, Edër Haxhia.

Pas vrasjes ai është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa është vetëdorëzuar pak orë më vonë.

Policia bën me dije se vrasja dyshohet se ka ardhur si pasojë e xhelozisë, ndërsa policia bën me dije se viktima 18-vjecare e ka denoncuar disa herë bashkëshortin e tij për shkak të sjelljes së tij të dhunshme.

Uniformat blu të Shkodrës bëjnë me dije se Haxhia është person i skeduar nga policia, pasi është arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje, ndërkohë mësohet se autori është konsumues droge, ndaj dyshohet se ai gjatë momentit të vrasjes mund të kete qenë nën efektin e drogës.(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›