Shkodër, promovohet libri “Jetë e humbun”
SHKODËR- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori pjesë mbrëmjen e së enjtes në një aktivitet promovues të librit, “Jetë e humbun” kujtimet e një të dënuari me vdekje nga diktatura me autor Ejëll Çoba, organizuar në sallën e rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.
Topalli, duke folur për librin e shkruar nga xhaxhai i saj, Ejëll Çoba, “Jetë e humbun”, tha se ky libër është një memuar i shkruar rreth viteve 1972-1977.
“Ky libër kujtese flet për Shqipërinë e viteve të para të komunizmit. Ai tregon me emra e mbiemra për fatin fatal të shumë shqiptarëve nga regjimi. Në libër, gjejmë fakte tronditëse rrethë gulagut shqiptar, rrethë burgjeve, kampeve të shfarosjes. Emrat që, ju do të gjeni, janë vetëm disa nga emrat në hartën unike të vdekjes.”, tha kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Sipas Topallit, në këtë libër mund lexohet mbi persekutikin e besimeve dhe praktikumeve fetare dhe kriminalizimin e çdo forme opozitare.
“Legjitimiteti” i dhunës, shkatërrimi dhe margjinalizimi vlerave të verteta, eleminimi i elitave kulturore, politike dhe fetare është sa absurd aq edhe kriminal.Është kjo platforma e regjimit, një platformë monstuoze”, vijoi Topalli, duke nënvizuar se, “ky libër është dëshmi e politikës së shkatërrimit të kategorive shoqërore, të tëra në emër të luftës së klasave.”
Duke theksuar se ky libër është një kujtesë e barbarisë së diktatorit për çarjen e njerëzve në uri, dëshpërim, degradim fizik, Topalli, shtoi se Ejëll Çoba bëri 23 vite e gjysëm burg.
(ATA/BalkanWeb)