E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Jemi të vetmit që nuk njohim recension

Sali Berisha

Kryeministrin i vendit Sali Berisha duke folur në një forum të organizuar nga biznesi fason është shprehur se qeveria do të marrë çdo hap për ti krijuar lehtësira këtij biznesi. Berisha tha se vendi ynë është një ndër vendet më të përshtatshme në Evropë për biznes pasi ka barrën më të ulët fiskale.

Hoqëm doganën për materialet që ju importoni. Mendoj se ka qenë një masë e duhur. Sistemi fiskal i vendit është sistemi më i favorshëm se është sistemi me barrën më të vogël fiskale, u shpreh kreu i qeverisë.

Më tej ai ka thekuar se Shqipëria është ndër të paktet vende që i ka shpëtuar krizës ekonomike pasi nuk ka njohur recension. Për këtë tha Berisha dëshmi është edhe trefishimi i eksporteve në gjashtë vite.

Në zhvillimet e mëdha vendi ia ka dalë të ruaj rritjet që të mos bjerë në recension. Shqipëri është i vetmi vend që në një hark kohor 6 vite, ka trefishuar eksportet. Industria fason ka dhe ka pasur rol kryesorë, u shpreh kreu i mazhorancës.

Florenc Stafa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›