E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, dy persona vdesin nga H1N1

Gripi i derrit u ka marre jeten dy personave nga Shkodra. Gjate dites se djeshme jane shenuar dy vdekje per shkak te ketij virusi, pavaresisht se pacientet kane marre ndihme mjekesore. Viktimat kane qene nga Shkodra dhe pikerisht nje burre 53-vjecar i cili ka nderruar jete ne spitalin rajonal te Shkodres dhe nje grua 47-vjecare, e cila ka vdekur ne spitalin e sanatoriumit.

Vdekjet

Nje burre 53 vjec, me iniciale R.SH, nga Shkodra ka humbur jeten pasi eshte prekur nga virusi i gripit te derrit, duke e cuar ne tre numrin e personave qe kane humbur jeten nga ky virus. "Viktima ka qendruar pese dite ne spitalin e Shkodres dhe eshte trajtuar me tamiflu. Pacienti ka pasur edhe probleme te tjera shendetesore dhe ka vuajtur gjate gjithe jetes se tij nga crregullimet mendore, si dhe nga probleme te theksuara te mushkerive", kane pohuar burime zyrtare nga Ministria e Shendetesise. Nderkohe qe viktima e dyte ishte nje grua 47-vjecare edhe kjo nga Shkodra, e cila ka qendruar per pese dite e shtruar ne sanatorium, ka vuajtur nga mushkerite, hipertensioni dhe obeziteti. Disa dite me pare nje burre nga Sukthi i Durresit nderroi jete po ne sanatorium nga gripi i derrave, nderkohe qe kishte edhe nje sere semundjesh te renda. Instituti i Shendetit Publik raportin se ne te dy rastet e djeshme, pacientet kane vuajtur nga semundje te renda kronike, cka ka bere qe virusi i gripit te derrit te jete agresiv tek ta.

Situata

Specialistet e Institutit te Shendetit Publik, kane bere te ditur se virusi A/H1N1 eshte shume agresiv tek personat qe vuajne nga semundje kronike dhe qe jane ne gjendje te rende shendetesore. Ne te gjitha rastet virusi ka shkaktuar komplikacione te renda ne mushkeri. Nderkohe qe deri ne diten e djeshme jane konfirmuar 310 persona te prekur nga gripi i derrit ne vendin tone. Pavaresisht kesaj shifre qe konsiderohet e larte, numri i te prekurve mund te jete disa here me i larte, pasi jo per cdo rast mjeket kryejne analiza. Ne Shqiperi vala e pare e te prekurve nga ky virus u shenua gjate muajit nentor dhe pritet qe ne fillim te muajit janar- shkurt, te kete nje tjeter shperthim te rasteve.

Keshilla

Pas shtimit te rasteve te vdekjeve, por edhe atyre te prekur me gripin e derrave, Ministria e Shendetesise sheh te udhes te jape nje sere keshillash. "Ne konfirmojme perfshirjen e vendit tone ne listen pozitive te vendeve me vdekje nga A/H1N1, duke sjelle ne vemendjen tuaj dhe te publikut se rrezikshmeria e infeksionit nga virusi i ri pandemik A/H1N1 eshte vecanerisht i larte tek pacientet me semundje kronike te zemres, te mushkerive apo dhe me tumore", thuhet ne keshillat e MSH-se. Keshtu, grupet e popullates te konsideruara si grupe risku nga OBSH, dhe vecanerisht te semuret kronike, te tregojne kujdes maksimal. Keta persona duhet te konsultohen dhe te kerkojne ndihmen mjekesore tek mjeku i familjes apo specialisti, ne cdo rast qe kane shenjat klinike qofte edhe te nje gripi te zakonshem. Te dhenat tregojne se rastet e infektuara me influence stinore apo me gripin e zakonshem, po shtohen me ritme te shpejta cdo dite, por gjithashtu qytetaret duhet te evitojne ne maksimum mjediset e mbi frekuentuara.

Situata

Specialistet e Institutit te Shendetit Publik, kane bere te ditur se virusi A/H1N1 eshte shume agresiv tek personat qe vuajne nga semundje kronike dhe qe jane ne gjendje te rende shendetesore. Ne te gjitha rastet virusi ka shkaktuar komplikacione te renda ne mushkeri.

Keshilla

Grupet e popullates, te konsideruara si grupe risku nga OBSH dhe vecanerisht te semuret kronike, te tregojne kujdes maksimal. Keta persona duhet e konsultohen dhe te kerkojne ndihmen mjekesore tek mjeku i familjes apo specialisti, ne cdo rast qe kane shenjat klinike qofte edhe te nje gripi te zakonshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›