E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani, lëvizje dhe gradë madhore në ushtri

Kështu, Presidenca bën me dije se gjeneral Major Zyber Dushku, lirohet nga detyra e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe emërohet Komandant i Forcës Tokësore.

Gjeneral Brigade Agim Lala, lirohet nga detyra e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe del në lirim. Ndërsa, Gjeneral Major Viktor Berdo, lirohet nga detyra e Komandantit të Forcës Tokësore dhe emërohet Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Gjithashtu, Presidenti Nishani ka dhënë edhe gradat madhore për gjashtë pjesëtarë të Ushtrisë.

Kështu, Kolonel Jeronim Bazo, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit të Mbrojtjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore Gjeneral Brigade. Kolonel Syrja Gjoka, me detyrë Komandant i Batalionit të Policisë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore Gjeneral Brigade. Gjeneral Brigade Fasli Dushku, me detyrë Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore Gjeneral Major.

Gjeneral Brigade Viktor Berdo, me detyrë Komandant i Komandës së Forcës Tokësore, i jepet grada madhore Gjeneral Major. Kolonel Bardhyl Hoxha, me detyrë Komandant i Brigadës Logjistike, i jepet grada madhore Gjeneral Brigade. Kolonel Qemal Shkurti, me detyrë Shef i Kabinetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore Gjeneral Brigade. /Start/

                                                                                             2012-08-16 15:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›