E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, ekzekutohet në arë, në kërkim 2 autorët

SHKODER- Një 40 vjecar është ekzekutuar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar në momentin kur po punonte në arën e tij. Ngjarja e rëndë është shënuar paraditen e sotme në fshatin Shtoj i Vjetër të Shkodrës.

Viktima është 40 vjecari Ridvan Bekovi banues në këtë fshat. Sipas policise, ai dyshohet të jetë qelluar nga dy persona me arme zjarri automatik.

Dy autorët dyshohet të kenë tentuar të vjedhin kabllin e linjës elektrike të fshatit, ndërsa janë diktuar nga 40 vjecari, i cili në atë moment po punonte në arë. Menjëherë pas kësaj, autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të Ridvan Bekovit.

Ngjarja është parë edhe nga banorë të tjerë të zonës, të cilët kanë deshmuar se kanë parë të largohen përgjatë rrugës kryesore të fshatit dy të rinjtë. Ende policia nuk ka rënë mbi gjurmet e autoreve, të cilët mendohet që armen e kishin të mbështjellë në një thes.
(s.g/NEW24/balkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga vendngjarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›