E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, flakët e zjarrit përfshijnë 3 autobusë, dëme materiale

Një zjarr i madh ka përfshirë parkun e autobuzave të qytetit të Shkodrës paraditen e së martës. Si pasojë e këtij zjarri, janë djegur plotësisht 3 autobusë. Zjarri është shuar pas disa minutash, duke u izoluar pa kaluar tek autobusët e tjerë apo tek banesat.

Serbatori i naftës së një autobusi në parkun e mallrave në Shkoder, ka marrë flakë papritur, pasi një nga punëtorët po kryente nje saldim aty pranë, dhe me pas është shkaktuar një zjarr të madh i cili ka shpërthyer në 3 autobusë të tjerë të linjës brënda qytetit. Forca të shumta policie si dhe zjarrfikëse të Shkodrës kanë mbërritur menjeherë në vendngjarje, të cilat janë lajmeruar nga përfaqesuesit e parkut të udhetarëve. Banorët e zonës përreth, të alarmuar nga shpërthimi i autobuzëve, kanë lajmëruar policinë.

Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se dyshimet paraprake flasin për një zjarr të rënë në menyrë aksidentale nga pakujdesia.

Zjarrfikësit janë përpjekur të mbajnë flakët e mëdha larg banesave, ndërsa forca te shumta të tjera janë organizuar që të pengojnë marrjen flakë të autobusëve të tjerë që ndodhen në parking. Ndërkohë nuk ka të dhëna për persona të lënduar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›