Tërmeti, si i llogariti Kili menjëherë të dhënat e dëmit?
Autori i Lajmit: A.D
Santiago – Brenda disa orëve pas tërmetit shkatërrimtar 8.8 ballësh që goditi Kilin, zyrtarët vendas ishin gati për të llogaritur dëmet e shkatërrimit. Ministri kilian i Strehimit, Patricia Poblete, doli një ditë më pas menjëherë me statistikat e shtëpive të shkatërruara (1.5 milionë) dhe në deklaratat zyrtare në vazhdim po gjatë ditës së diel, zyrtarë të tjerë thanë se tërmeti kishte shkatërruar në total 500 mijë shtëpi dhe 1 milion ndërtesa, duke lënë të pastrehë 1.5 milion njerëz. Por si është e mundur që shtetet dalin ka shpejtë me statistika? Ata e bëjnë diçka të tillë përmes analizave të fotove ajrore. Në të shkuarën, përpara satelitëve dhe programeve të modelimit, vendet vuanin, pasi përllogaritjet e dëmeve duhet ti bënin direkt në terren. Për shembull, një zyrtari qeveritar lokal do ti duhej më parë të dilte me grupin e tij dhe të vlerësonte një për një shtëpitë në zonën ku ai drejtonte dhe një numër i madh zyrtarësh të tjerë lokalë do të mblidhnin të dhënat e rajoneve të tjera për të llogaritur mesataren e dëmit. Më vonë, skuadrat e vlerësimit të dëmit do ti plotësonin të dhënat me dorë. E gjitha kjo mund të kërkonte javë të tëra punë. Por sot, veçanërisht në vende të pasura që shtrihen njëkohësisht në zonën sizmike, si Kili, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ka nevojë për një procedurë kaq të lodhshme. Qeveritë e këtyre vendeve përdorin sisteme të sofistikuara modelimi, (SHBA përdor HAZUS-in, Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave) për të prodhuar të dhëna të sakta brenda vetëm pak minutave pas rënies së tërmetit. Inxhinierët e sistemeve të tërmeteve nisin nga puna me hartat elektronike dhe fotografitë satelitore, duke i shtuar të dhënat gjeografike strukturave të ndërtimit, përcaktuar karakteristikat gjeografike të tokës dhe vendet që mund të pësojnë më shumë dëme. Pastaj ata shtojnë të dhëna të tjera, si për shembull çfarë materiali është përdorur në ndërtimin e banesave, sa të larta janë këto të fundit dhe densiteti i popullsisë. Kur një tërmet godet vendin, sistemet përdorin vendin dhe forcën e rënies së tij për të përcaktuar se çfarë dëmi ai mund të ketë shkaktuar. Disa zona sizmike si Kobe, Japonia, tashmë janë përfshirë në sisteme tredimensionale të qyteteve të tyre, jo vetëm për të ndihmuar inxhinierët që të pikasin zonat problematike dhe të marrin masat e nevojshme, por të përcaktojnë akoma më shumë më me saktësi dëmet e goditjes së tërmetit. Përveç kësaj, qeveritë zakonisht nuk i zhvillojnë vetë sisteme të tilla. Parashikimi i dëmeve të katastrofave natyrore është shndërruar në një industri, ku operojnë kompani shumëkombëshe, gjigantë sigurimi, ndërsa qeveritë janë në rolin e klientit. Në rastin e Kilit, 500 mijë shtëpitë, 1 milion banesat dhe 1.5 milion personat e pastrehë me shumë mundësi ishin përllogaritur nga sistemet e kompjuterizuara të Zyrës Kombëtare të Emergjencave në Kili, ose FEMA. Për të bërë një analizë më të thellë të dëmit, Kili kërkoi ndihmën e shërbimeve të Global Earth Observation dhe Catastrophe Assessment Network (GEOCAN) – grupe ekspertësh tërmetesh të themeluar pas tërmetit të Haitit nga Banka Botërore dhe Grupi i Ndihmës për Reduktimin e Dëmeve dhe Rimëkëmbjen. GEOCAN posedon imazhe të detajuara satelitore të zonës së prekur. Më pas inxhinierët civilë, arkitektët dhe ekspertët e tjerë të tërmeteve kontribuojnë në mënyrë vullnetare me kohën e tyre për të ndihmuar analizimin e imazheve. Gjithsesi, duhet thënë se modelet kompjuterike dhe kërkimi satelitor nuk sigurojnë një vlerësim të detajuar siç e bëjnë ekipet e vlerësimit në terren.
Kili, nxirren mrekullisht të gjallë 79 persona
Konsepsion - Mrekulli në Kili, ku 79 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat që shkaktoi tërmeti 8.8 ballësh. Të mbijetuarit u nxorën të gjallë nga rrënojat e një ndërtese ne qytetin e Konsepsion, katër ditë pas lëkundjeve të fuqishme të tokës. Pallati i rrëzuar quhej Alto Rio, ku zjarrfikësit kanë punuar ditë e natë për të nxjerrë njerëzit e bllokuar bashkë me 7 viktima. Ndërkohë, një fizikan nga Bolivia lëshon alarmin për një termet tjetër të fuqishëm në zonat veriore të Kilit, në Arika dhe Ikuike. Fizikani Edson Burgoa ka vënë re një “boshllëk sizmik” mes këtyre dy qyteteve që mund të shkaktojë një tjetër tërmet me përmasa katastrofike, por ai nuk ka dhënë asnjë datë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.
Klinton në Kili me 20 telefona satelitorë dhe një teknik
Konsepsion - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, mbërriti në Kili, duke sjellë me vete 20 telefona satelitorë dhe një teknik, pasi kjo ishte ndihma që Kili u kishte kërkuar SHBA-së. "Ata kanë kërkuar pajisje komunikimi disa prej të cilave unë i kam me vete në aeroplan”, - tha zonja Klinton në krah të presidentit uruguajan, Jose Mujica. “Një nga problemet në Kili ka qenë komunikimi ashtu si dhe në Haiti”,- tha shefja e diplomacisë amerikane. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se Kili gjithashtu ka bërë kërkesë për një spital fushor dhe sisteme për pastrimin e ujit. Detajet e tjera të ndihmës amerikane do të bëhen publike gjatë vizitës së sekretares Klinton. Autoritetet kiliane e zgjatën ndalimqarkullimin në qytetin më të madh të vendit, ndërsa trupat luftojnë të frenojnë plaçkitjet dhe krimin në vijim të tërmetit shkatërrimtar. Zgjatja e ndalimqarkullimit në qytetin Konsepsion u bë ngaqë turmat dogjën dyqanet dhe qytetarët u ankuan ndaj përkeqësimit të sigurisë dhe shpërndarjes së ngadalshme të ushqimit dhe furnizimeve të tjera bazë nga qeveria. Pavarësisht arritjes së mijëra trupave për të mbështetur policinë lokale, autoritetet thanë se po luftojnë të rikthejnë rregullin në qytetin që u trondit të shtunën në mëngjes nga tërmeti 8,8 ballësh që vrau së paku 800 veta. Banorët në Konsepsion thanë se po organizoheshin që të mbronin pronat e tyre nga plaçkitësit dhe vjedhësit, dhe kryetari i bashkisë së qytetit tha se plaçkitjet dhe vjedhjet janë duke u bërë më sistematike. "Ndihma e qeverisë ka ardhur tepër ngadalë”, - tha Karoline Kontreras, një mësuese 36-vjeçare. “Ushtarët sapo kanë ardhur dhe nuk ia kanë arritur të marrin nën kontroll situatën. Banorët e lagjes sime janë duke u organizuar të vetëmbrohen, sepse turmat po plaçkitin shtëpitë”. Presidentja Michelle Bachelet, e cila dënoi vjedhjet dhe krimet e tjera, dërgoi 7000 ushtarë në rajon dhe vendosi ndalimqarkullimin për të rikthyer rregullin, duke thënë se qeveria e saj ishte duke dërguar furnizime dhe barna të urgjencës. Tërmeti shkatërrimtar goditi ekonominë më të qëndrueshme të Amerikës Latine, e cila po rimëkëmbej pas një rënieje nën ndikimin e krizës globale. Dëmi ekonomik është mbi $15 miliardë, tha firma e vlerësimit të katastrofave AIR Worldwide.
Ky lajm është publikuar: 04/03/2010