Gjykatësi spanjoll zbardh raportin, Çávez do të vriste Uriben
Autori i Lajmit: A.D
Karakas – Madrid - Tashmë konflikti diplomatik mes Spanjës dhe Venezuelës ka marrë një tjetër trajtë pas akuzave të një gjykatësi spanjoll ndaj zyrtarëve në Karakas si bashkëpunëtorë me grupet rebele për të vrarë presidentin kolumbian, Álvaro Uribe dhe të tjerë zyrtarë politikë nga ky vend. Gjykatësi i Gjykatës Kombëtare Spanjolle, Eloy Velasco, akuzoi ditën e hënë qeverinë e Hugo Çávezit se kishte luajtur rolin e një negociatori mes grupit separatist ETA dhe grupit gueril kolumbian, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARK). Këto dy grupe thuhet se po bashkëpunonin me njëra-tjetrën kundër figurave të njohura politike që jetonin dhe udhëtonin në Spanjë. Zyrtarët venezuelianë i kanë mohuar dhe njëkohësisht konsideruar këto akuza të pabaza. Zyrtarët spanjollë urdhëruan që 12 anëtarë të supozuar të ETA-s dhe FARK-ut që mendoheshin se do të kryenin sulmet konspirative, akte terroriste dhe të eliminonin figura të rëndësishme të politikës, të dilnin përpara gjykatës”, - shkruante gazeta “The Ëall Street Journal”. “Ka prova që tregojnë bashkëpunimin e qeverisë së Venezuelës dhe bashkëpunimin e jashtëligjshëm mes FARK-ut dhe ETA-s”, - citohet gazeta. Këto indikacione sjellin në vëmendje dhe Gjykatën Kombëtare Spanjolle, gjyqtarët e së cilës veprojnë të pavarur nga degët e tyre spanjolle ekzekutive dhe legjislative. Disa nga këta gjyqtarë kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes dhe kanë marrë kritika për trajtimin e çështjeve ndërkombëtare që përfshijnë qeveritë e tyre, dhe hetimin e pretendimeve për ushtrim dhune nga amerikanët në burgun e Guantanamos. Edhe pse zoti Çávez nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këto akuza, në të gjithë Karakasin akuzat janë injoruar. “Ne nuk strehojmë guerilë, por as kemi një marrëveshje me ta, - tha kongresmeni venezuelian, Hayden Pirela në një artikull për një media iraniane. Sipas raportit 26 faqesh të gjykatësit Velasco, deri në gjashtë anëtarë të ETA-s udhëtuan në Venezuelë për të trajnuar anëtarët e FARK-ut se si të përdornin tritol (C4) të telekomanduar me telefona, - shkruan britanikja “The Guardian”. Në të paktën një rast, pjesëtarë të ushtrisë venezueliane mund të kenë qenë prezentë gjatë stërvitjes së tyre. Raporti thotë gjithashtu se anëtarët e ETA-s mund të kenë udhëtuar në të gjithë Venezuelën në kampet e stërvitjes në Kolumbi. Një zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë venezueliane, i identifikuar si Cubillas Fontán, mendohet të jetë një nga drejtuesit kryesorë të ETA-s në Amerikën Latine dhe njeriu që ka mundësuar lidhjet me FARK-un. Zyrtarë qeveritarë në Karakas i hedhin poshtë shumë nga këto akuza, por shumë nga informacionet e raportit të gjykatësit Eloy Velasco janë siguruar nga një kompjuter që i përkiste ish-numrit 2 të FARK-ut, Raul Reyes, i cili u vra nga një ushtar kolumbian në mars 2008, - shkruan “The Latin American Herald Tribune”. Në komunikatën e saj qeveria venezueliane e quan “një shpikje të gjykatësit spanjoll farsën e kompjuterit si një pjesë të folklorit politik kolumbian”. Ky debat ka shumë të ngjarë që të tensionojë më tej marrëdhëniet mes udhëheqësve venezuelianë, spanjollë dhe kolumbianë. Ai do të testojë edhe një herë tjetër punën diplomatike mes liderëve që kanë punuar për të ndërtuar lidhje më të forta me Venezuelën. Edhe pse kryeministri spanjoll, Jose Luis Zapatero, ka kërkuar një shpjegim të menjëhershëm për lidhjet e supozuara të Venezuelës me terroristët, lideri spanjoll thotë se është në pritje të një përgjigjeje. “Qeveria e Spanjës do të vendosë çfarë do të bëjë kur të marrë një shpjegim”, - tha Zapatero. Ministri i Jashtëm spanjoll në një konferencë për shtyp ditën e martë në mëngjes tha se Venezuela ishte zotuar për të bashkëpunuar me gjykatën spanjolle dhe hetuar mbi çështjen”, - raportoi Associated Press.
Ky lajm është publikuar: 04/03/2010