E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, gjenden të mbytur 2 peshkatarë

Dy peshkatarë janë gjetur të mbytur mëngjesin e sotëm në liqenin e Shkodrës pranë Hanit të Hotit. Sipas informacioneve trupat e dy peshkatarëve të mbytur Gjovalin Smajli dhe Nikolin Shabi banorë të fshatit Hot të komunës Kastrat të rrethin e Malësisë së Madhe janë gjetur nga kalimtarët të rastit të cilët pasi kishin parë trupat kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe polumbarët të cilët po bëjnë të mundur nxjerrjen e trupave nga liqeni.
Sipas informacioneve të para dy peshkatarët kanë qënë duke peshkuar në liqenin e Shkodrës kur varka e tyre është përmbysur nga koha e keqe dhe era e fortë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›