E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder gjykata rrezon kerkesen per ekstradim te Kleves Mujes

Gjykata e Shkodrës ka rrëzuar kërkesën për ekstradimin e ish-kreut të komunës Rrethina, Kleves Muja. Vendimi është marrë të martën, argumentuar me faktin se i akuzuari ndodhet në gjendje koma. Ish-kryekomunari, përfaqësuesi i PS-së në Rrethina, u godit tri herë me kaçavidë, në kokë dhe në trup, nga i burgosuri Xheladin Kruja, i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e dy vëllezërve Grezhda në vitin 2001. Këshilli e Ministrave e shkarkoi nga detyra Kleves Mujën më 25 korrik 2012. Muja u arrestua pasi kërkohej në Itali dhe është akuzuar për trafik të lëndëve narkotike, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë u shkarkua nga pozicioni që mbante me vendim të Këshillit të Ministrave. Ndaj tij rëndon akuza e veprës penale të “trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 309/90, si dhe nenet 81 dhe 110 të Kodit Penal italian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›