Shkodër, hapet tenderi për ndërtimin e By Pass
SHKODER- Eshtë hapur tenderi për ndërtimin e By Pass i cili do të shërbejë si argjinaturë për qytetin e Shkodrës për të bërë të mundur të shpëtojë pjesën perëndimore të qytetit nga përmbytjet e liqenit.
Nga ana tjetër do të shërbejë si rrugë unaze për lidhjen e Shkodrës me autostradën Shkodër-Hani i Hotit dhe rrugën nacionale Shkodër-Tiranë dhe Shkodër- Velipojë.
Vlera fillestare për ndërtimin e këtij By-Passi me gjatësi 4.5 km dhe një gjerësi që shkon nga 11 metra deri në 54 metra, është 1.860.390.456 lekë.
Në tender janë ofruar 5 kompani. Për momentin dihet emri i 4 prej kompanive: “Arifaj”, “Curri”, “Albavia” dhe “Salillari”.
Kompania “Salillari” ofroi shifrën më të lartë, prej 1.664.985.300 leke.
Konkretisht kompania ‘Arifaj’ ofroi 1.206.205.299 lekë, Kompania ‘Curri’ ofroi 1.544.610.216 lekë, Kompania ‘Albavia’ ofroi 1.559.611.935 lekë Kompania ‘Salillari’ ofroi 1.664.985.300 leke
Bashkia e Shkodrës beson se ndërtimi i By-Passi do të nxisë zhvillimin social të zonës nga do të kalojë kjo rrugë. Bëhet fjalë për zonën tek Livadet, tek Ish-Zooteknika, të cilat janë populluar 20 vitet e fundit dhe ende nuk janë bërë pjesë integrale e qytetit të Shkodrës. Zona që ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit dhe që shtrihet buze liqenit është rreth një e gjashta e sipërfaqes së qytetit.
Projekti u prezantua më 12 janar 2011, pak ditë pasi Shkodra përjetoi përmbytjen më të madhe të saj. Në prezantimin e këtij projekti zëvendësministri i Transporteve, Ernest Ndoka deklaroi se By-Passi në Shkodër ishte i pari projekt që do të ndërtohen për herë të parë në vendin tonë si nga përmasat ashtu edhe nga funksioni.
(s.g/Balkanweb)