E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, De Marnach: Nisim hetimet ndaj pretendimeve të Martit

TIRANE-Shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Rend dhe Ligj në Kosovë, EULEX, Xavier Bout de Marnhac bëri të ditur sot se "së shpejti do të fillojnë hetimet rreth pretendimeve të ngritura nga eurodeputeti Dick Marti", sipas të cilit, në vendin tonë është kryer trafikim i organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, shefi i EULEX-it,shprehu falenderime për qeverinë shqiptare për mbështjen që i ka ofruar EULEX-it për hetimet në lidhje me pretendimet e Martit.
Ai bëri të ditur gjithashtu se tashmë është krijuar një ekip i posaçëm ndërsa theksoi se kryeprokurori që udhëheq hetimet do të vizitojë në një të ardhme të afërt Tiranën.
"Mendoj se është në interes të gjithë rajonit, që këto hetime të dalin me përfundime të qarta", theksoi De Marnhac ndërsa siguroi autoritetet shqiptare se "EULEX po punon për zbatimin e ligjit në të gjithë territorin e Kosovës dhe në të mirë të qytetarëve të saj".
Gjithashtu, shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac dënoi edhe shpërthimin e sotëm në Mitrovicë ndërsa theksoi se dhuna nuk është opsion i zgjedhjeve të problemeve por vetëm dialogu duke nënvizuar se "përgjegjësit do të përballen me drejtësinë".

Ndërsa, zv.kryeministri Haxhinaso ritheksoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e qeverisë shqiptare, për hetimet që do të bëjë EULEX-i rreth pretendimeve të Dik Martit.
Duke veçuar kontributin e EULEX në Kosovë, Haxhinasto deklaroi se "qeveria shqiptare dhe institucionet e saj, janë të hapura dhe mbështetëse të një investigimi të plotë që të jetë konkluziv".
Kreydiplomati shqiptar shtoi se "hetimi do të provojnë fallsitetin e pretendimeve dhe që ky kapitull të mbyllet një herë e përgjithmonë".
Gjatë konferencës, zv.kryeministri tha gjithashtu se "qeveria shqiptare dënon me forcë aktet e dhunës në Veri të Kosovës, dhe mbështet rrugën e dialogur Serbi-Kosovë".
Ministri i Jashtëm theksoi se "ka shumë rëndësi që për shtetasit kosovarë, të nis procesi i iberalizimit të vizave".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›