E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, hetime për aksidentin

Policia e Shkodrës ka ndaluar shtetasin Isuf Mehaj, 39 vjeç, për shkak të  aksidentit të ndodhur paraditen e të hënës, në fshatin Drisht të rrethit të Shkodrës, ku gjeti vdekjen 55 vjeçarja Katrina Coba dhe u plagosën 9 persona te tjera. Isuf Mehaj drejtonte automjetin tip "Fiat Iveko" me targë SH 6133 C. Pas hetimeve në vendngjarje, ekspertët e policisë kanë konstatuar se drejtuesi i automjetit Mehaj, është fajtor për aksidentin e rëndë. Në bazë të urdhrit të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, është bërë ndalimi i tij, pasi  akuzohet për veprën penale, "shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen". Aksidenti ndodhi dje ne aksin rrugor Shllak-Postribe  kur nje kamion I ndërmarrjes se mirëmbajtjes se rrugëve ne Shkodër ku udhëtonin 10 punëtore ka dale nga rruga dhe eshte rrezuar ne nje gremine rreth 300 m te thelle. Burimet nga spitali i Shkodrës bene te ditur dje se 9 nga punëtoret e plagosur janë çuar ne spitalin rajonal te Shkodrës. Te plagosurit ne kete aksident  jane Brahim e Rruzhdi Curi, Dede Preçi, Enver Buhaj,  Gjergj Zojza, Rexhep Dusho, Shaban Mali si dhe Marije Çoba.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›