E Diel, 1 Nëntor 2026

"Made in Albania"

 

Ishte lënë për orën 8 të mbrëmjes.. Deri në 8 pa 5, Xhovana Sbiroli, nuk besonte se aventura e saj "shqiptare" do arrinte qoftë edhe të mbushte taracën. Por në orën 8 e pak minuta, gjithçka ishte gati…

Xhovana është një stiliste italiane që fundjavën e kaluar solli në Tiranë disa modele fustane nusesh. Është vetëm një nga stilistet që po provon tendencën të re, të shtuar muajt e fundit në kryeqytetin shqiptar: sfilatat e modës.

Tirana mund ti ngjajë vërtet një katundi, krahasuar me qytetet klasike të prezantimit të modës, por gjithsesi ambiciet janë të denja për nivelet më të larta të kësaj industrie. Të paktën për çmimet e vendeve ku organizohen. Apo për staturën shoqërore të të ftuarve.

Edhe sfilata e Xhovanës nuk bëri përjashtim. Ambjenti? Taraca e një prej hoteleve më të shtrenjtë ët Tiranës. Të ftuarit? Ata të njohurit që nuk mungojnë gjëkundi, që "nuk i lënë kusur" ekraneve, apo mbrëmjeve të tilla gjithë shkëlqim. Gjithsesi, shkoi mirë dhe ankthi i Xhovanës

Pse Xhovana kishte zgjedhur Tiranën? Kjo ka të bëjë sigurisht me Xhovanën, por jo vetëm me të.. Përgjigja e vetë Xhovanës për pyetjen është: "Besoj në mundësitë e mëdha të këtij vendi që ka rrënjë në gjithë botën...".

Me rrënjë, apo pa rrënjë, gjithsesi Tirana po e provon edhe këtë industri.. Se sa do t`ia vlejë barra qeranë, kjo ndoshta i takon të llogaritet në një të ardhme të afërt nga vetë protagonistët e këtyre pasarelave..

***

Xhovana ka ardhur në Tiranë, por "Tirana" në fakt nuk shkon gjëkundi.. Në pasarelat e modës, në Evropë është ende shpejt të derdhet në trupin e ndonjë sfilueseje ndonjë veshje "Made in Albania".

As në dyqanet tona, nuk gjejmë dot ende ndonjë veshje të tillë. Veshjet mungojnë në tregun masiv, por stilistë shqiptarë, ama, ka.

Edhe dëshira për sfilata nuk është se na ka munguar ndonjëherë ne shqiptarëve. "Sfilata" nga më mbresëlënëset, ne kemi patur rastin në fakt, i shohim, në rrugët e kryeqytetit, veçanërisht në zona si Blloku, ku larmia e veshjeve dhe ngjyrave, në netët e ngrohta të verës, arrin deri në marramendje. Pyesni cilindo të ardhur në Tiranë se cilat janë gjërat që i kanë bërë më shumë përshtypje dhe në mos në përgjigjen e parë, në të dytën, do të thiotë me siguri: veshjet e vajzave te Blloku…

Tani pasarelat dhe sifltata janë edhe "zyrtare". Gjithsesi fama e tyre nuk i ka kaluar pothuajse asnjëherë kufijtë e Shqipërisë. Veshjet që krijohen në Shqipëri, janë ende të pakta.

As klientet e stilisteve shqiptare dhe as protagonistet e vetë pasarelave që organizohen nuk janë "femra të rastësishme". Femrat që veshin këto rroba e ke shumë të lehtë ti identifikosh të gjitha: janë persona publikë, femra karriere, qoftë në televizion, në biznes, në art etj.

Jo në pak rraste veshjet që stilohen nga stilistet shqiptare, vishen dhe reklamohen nga prezantuese të evenimenteve të ndryshme. Pak për tu quajtur industri, por gjithsesi përpjekjet nuk mungojnë. Dhe rezultatet e para nuk kanë vonuar.

Në biseda me pjesëmarrësit e përhershëm të këtyre mbrëmjeve mëson se pjesa më e madhe e femrave – persona publikë në Tiranë, nëpër mbrëmje gala, apo spektakle të ndryshme preferojnë të vishen nga një stilist(e) shqiptare dhe jo të blejnë diçka të gatshme, qoftë kjo edhe një veshje e firmave të njohura ndërkombëtare.

Në Shqipëri, ende nuk ekziston një institucion përfaqësues i kësaj industrie të re, që rregullon tregun, marrëdhëniet, menaxhon gjithçka që ka të bëjë me modën, me stilistët, me pasarelat, me hedhjen e veshjeve në treg. Ndoshta është ende shpejt?

Në vende të njohura për debulesën që kanë ndaj modes, ky institucion njihet me emrin "Shtëpia e modës". (I famshmi Giorgio Armani, e quan "Ministria e modës").

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›