E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, protestë kundër dhunës

Bashkimi Demokratik për Integrim sot do të mbajë protestë në sheshin e Tetovës kundër dhunës dhe incidenteve të fundit. Reagimet e para kanë pasuar nga PDSH dhe PPD. Shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së, ftoi për protesta në sheshin e Tetovës kundër siç nënvizoi ai "atentateve, shantazheve dhe vrasjeve, që PDSH dhe policia ushtrojnë ndaj tyre". Ky vendim sipas tij është marrë nga shtabi zgjedhor i BDI-së, në një takim të jashtëzakonshëm menjëherë pas incidentit të rëndë në Rakovec, kur lideri Ali Ahmeti ishte në shënjestër të një atentati. Ndersa zëdhënësi i Partisë Demokratike Shqiptare deklaroi se BDI përmes kësaj proteste eshte duke bërë nje politikë primitive. "Me këtë proteste BDI kërkon të fshehe humbjen e madhe, nëpërmjet një politike primitive ku luajnë rolin e viktimës. Me incidentet e fundit vazhdon skenari i BDI-së i filluar në vitin 2002, kur shfrytëzonin provokime, dhunë dhe terror", deklaroi zedhenesi i PDSH. Nderakaq presidenca e BE-së, përmes një deklarate me shkrim ka dënuar ashpër incidentet e fundit në fushatën parazgjedhore. "Dhuna nuk ka vend në fushatën parazgjedhore. Presidenca e BE-së kërkon nga autoritetet shtetërore që t'i hetojnë incidentet ndërsa fajtorët të dënohen", thuhet në komunikatë. Për kësaj komunikate presidenca e radhës e BE-së, ftoi të gjitha partitë politike në Maqedoni të respektojnë Kodin e Zgjedhjeve për zgjedhje të lira  dhe demokratike. Burime te ministrisë se brendshme thane se policia ka arrestuar në afërsi të Bllokut 77 të Tetovës Faruk Iljazin nga Reçica e Madhe e Tetovës si person i dyshuar për të shtënat me armë në fshatin Rakovec ndaj eskortës së BDI-së dhe veturës së kryetarit të kësaj partie Ali Ahmeti. Kotevski deklaroi se personi i dyshuar është ndaluar derisa po udhëtonte me makinën dhe është dërguar menjëherë në stacionin policor të Tetovës. Sipas tij persona zyrtarë do të marrin ne pyetje personin e siperpermendur për konfirmimin e fakteve rreth incidentit, dhe motivet e të shtënave mbi automjetet e BDI-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›