Shkodër, kamioni i zbraz mbi trup tonelata me plehra, humb jetën tragjikisht i mituri

13 vjeçari kërkonte kanaçe tek vendgrumbullimi i plehrave për të siguruar jetesën
Varfëria e tejskajshme i ka marrë jetën në mënyrë tragjike një të mituri nga lagja Mark Lula në Shkodër. 13-vjeçari Ermir Ujka, ka qenë duke kërkuar për skrap pranë vendit të grumbullimit të mbeturinave urbane të qytetit, teksa makina e plehrave ka shkarkuar mbi trupin e tij tonelata me mbetje urbane. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 të pasdites së djeshme. Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se fëmija nuk është parë nga drejtuesi i mjetit të Ndërmarrjes së Pastrimit. Sipas fëmijëve të tjerë dhe personave që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, 13-vjeçari Ujka ka qenë pas mjetit të pastrimit dhe në atë moment mjeti ka hedhur shkarkesën, e cila ka rënë mbi trupin e tij. Një grua dhe disa fëmijë që kanë qenë aty duke bërë të njëjtën punë kanë dhënë alarmin dhe menjëherë është njoftuar edhe policia. Fëmija është mundur të nxirret i gjallë nga pirgu i mbeturinave që kanë rënë nga mjeti mi trupin e tij dhe është dërguar me shpejtësi në spitalin e Shkodrës, ku pas rreth 30 minutash, pavarësisht nga ndihma e mjekëve nuk ka mundur të jetojë. Ndërsa Florian Dardha, shok me viktimën, i cili ka qenë i pranishëm në momentet e aksidentit tregon se kanë qenë si çdo ditë duke kërkuar për kanaçe e skrap tek vendi ku shkarkohen mbeturinat. "Ermiri ka qenë pas makinës dhe shoferi nuk e ka pa se po ecte prapa për të shkarkuar plehrat. Ermiri ka parë një 200 lekëshe në tokë dhe është ulur ta marrë në këtë moment hodhi plehrat", tregon Floriani. Ndërsa persona që jetojnë në këtë lagje të varfër të krijuar pas viteve 90, kryesisht me banorë të ardhur nga zonat e thella malore, tregojnë se Ermiri i përket një familjeje shumë të varfër që për të siguruar bukën e gojës dalin çdo ditë për të gërmuar në plehra për të gjetur diçka që mund të shitet. Të njohur të familjes shtojnë se djali i vdekur ka qenë dhe i sëmurë dhe ka patur probleme me zemrën, por megjithatë nevoja për të jetuar e bënte të dilte çdo ditë për të gjetur kanaçe apo skrap mes mbeturinave që hidhen afër varrezave të Dëshmorëve. Varfëria ka shkaktuar kështu viktimën e radhës në Shkodër, viktimë e cila ka qenë një fëmijë 13 vjeçar. Prej vitesh, fëmijë e të rritur që jetojnë rreth varrezave të Dëshmorëve në Shkodër kanë si mënyrë të vetme jetese atë të grumbullimit të kanaçeve apo skrapit në mbeturinat urbane të gjithë qytetit që hidhen çdo ditë këtu. Në mjaft raste ato u shkojnë prapa mjeteve të pastrimit, në përpjekje për të qenë të parët kur ato shkarkohen, pasi vetëm kështu mund të gjejnë më shumë material për ta shitur. Ndërkaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit të ndërmarrjes së pastrimit.