Troka, prefekti i ri i Fierit pas dorëheqjes së kandidatit për PAA
Kandidimi për deputet nga Partia Agrare Ambjentaliste i Shahin Bejdaj, i cili deri tre ditë më parë mbante postin e prefektit të qarkut Fier, ka bërë që Bejdaj të jap dorëheqjen nga ky post dhe në vend të tij pritet të emërohet prefekti i ri i qarkut Fier. Emri i tij është Rauf Troka.
Shahin Bejdaj e mbante postin e prefektit për rreth 4 vjet që nga koha kur zgjedhjet parlamentare i fitoi Partia Demokratike. Bejdaj e dha dorëheqjen nga posti i prefektit vetëm tre ditë më parë pasi emir i tij u radhit në listën për kandidat për deputet nga Partia Agrare Ambientaliste. Burimet nga prefektura bëjnë të ditur se Rauf Troka mban aktualisht postin e nënprefektit të Kuçovës. Troka ka rreth gjashtë vjet në këtë post. Ai vjen në prefekturën e Fierit në postin e prefektit, ceremoni e cila do të kryhet paraditen e së premtes në sallën e mbledhjeve të prefekturës së qarkut Fier.