Rama bllokues Berisha Po pergatit disfaten e 2013-es

Kryeministri Sali Berisha akuzon liderin e opozitës Edi Rama se po bllokon çdo reformë dhe integrimin e vendit. Ai paralajmëron se me këtë qëndrim Rama po përgatit një disfatë historike të së majtës në zgjedhjet e 2013-ës. Nga Elbasani, ku ishte për inaugurimin e një rrugë të re, kreu i qeverisë i bëri thirrje liderit socialist për konsensus në zbatimin e rekomandimeve të ndërkombëtarëve.
"Imagjinoni ju se çfarë propozon. Reforma elektorale, mirë se të vish, urdhëro zoti Rama të ulemi, të punojmë me konsensus. Kemi 52 rekomandime, t’i adresojmë ato një nga një.Kërkon rregullore parlamenti.Urdhëro të marrim rregulloren e parlamentit evropian dhe në qoftë se rregullorja e këtij parlamenti ka qoftë edhe një nen që nuk përputhet me rregulloren e tempullit të demokracisë evropian, urdhëro ta ndryshojmë.
Vizat u liberalizuan gjithashtu dhe për faktin, sepse ata që përdorin pushtetin për bllokimin e vendit nuk i bllokuan dot, ndonëse bënë fushatë të fuqishme kundra tyre, brenda dhe jashtë vendit. sa e moralshme, sa e drejtë, sa e ndershme është përpjekja për të bllokuar lëvizjen tuaj të lirë dhe të mbarë shqiptarëve", tha Berisha.