Atentat në Shkodër, 1 i vrarë, 1 i plagosur
SHKODËR- Një 33 vjecar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur gjatë një atentati me armë zjarri në fshatin Vukël të komunës Kelmend në Malësinë e Madhe.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 20.30. Policia bën të ditur se viktima është Gjovalin Vuçinaj 33 vjec, i cili ndodhej brenda një lokali së bashku me shtetasin Bardho Kol Grishaj, i cili ka mbetur i plagosur.
Referuar të njejtave burime, persona të paidentifikuar kanë gjuajtur me armë zjarri automatik nga jashtë lokalit, ndërsa më pas janë larguar nga vendngjarja. I plagosuri është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen e rëndë.
(ma.ar/BalkanWeb)