Ushtaret e Bares dy denime perjete dhe 60 vjet burg
Gjykata për Krimet e Rënda, e cila dokumentoi dosjen për veprimtarinë e kryer nga Banda e Lushnjës, shumë vite pasi ata kishin kryer pjesën dërrmuese të krimeve, ka vendosur, pas 120 seancave dhe 3 vjet e 6 muaj gjykim, dënimin me burgim të përjetshëm për dy persona dhe 60 vjet burg për pesë të pandehurit e tjerë. Në vendimin voluminoz, që përbëhej prej rreth 100 faqesh, trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Gerd Hoxha, ka shpallur fajtorë dhe dënoi me burgim përjetë të pandehurit Arben Boriçi dhe Ilir Stërgu, të cilët duhet të vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Gjykata iu dha pafajësi Stërgut dhe Boriçit për akuzën e dhunimit të varreve. Prokuroria kishte kërkuar burgim përjetë vetëm për dy të pandehurit, që gjykata i miratoi.