E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, ndahet nga jeta myftiu i nderit Haxhi Faik Hoxha

Haxhi Faik Hoxha u lind në Shkodër më 14 prill 1930, në një familje të vjetër shkodrane. Babai i tij, Sheh Qazim Hoxha, ka qenë një  ndër  teologët më të shquar islam shqiptar. Pasi studioi në Shkodër dhe Medresenë e Përgjithshme të Tiranës, Faik Hoxha iu nënshtrua një studimi të thellë të literaturës fetare, ndërkohë që në vitin 1950 u emërua profesor në Medresenë e Përgjithshme në Tiranë.

Me ndryshimet demokratike në Shqipëri dhe rikthimin e lirisë fetare, Haxhi Faik Hoxha u aktivizua fuqishëm për t’u bërë pjesë e grupit të nismëtarëve të rihapjes së xhamisë së Plumbit më 16 nëntor 1990. Në vitin 1991 u emërua nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Myfti i Shkodrës, detyrë të cilin e mbajti deri në vitin 2003.

Gjatë kësaj periudhe ai është dalluar për një veprimtari të gjerë për gjallërimin e fesë islame, humanizimin, tolerancën ndërfetare etj. Gjatë periudhës së tij si drejtues i lartë fetar u ndërtuan disa xhami në qytet dhe fshatra, si dhe kontribuoi në hapjen dhe vazhdimin me sukses të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” për djem dhe vajza.

Me urtësinë e tij ai u tregua tolerant dhe bashkëpunoi vazhdimisht me komunitetet fetare, atë katolik dhe ortodoks, për t’i shërbyer qëllimit të përbashkët për Shkodrën dhe Shqipërinë. Bashkia e Shkodrës në vitin 1999 i dha Faik Hoxhës titullin “Qytetar Nderi”, ndërsa në vitin 2010 u nderua nga Komunitetit Mysliman i Shqipërisë me titullin “Myfti i Nderi i Shkodrës”.

/Start/

                                                                                             2011-05-12 17:39
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›