Shkodër, ndiqen penalisht, tre adoleshentë

Ndiqen penalisht , në gjendje të lirë, tre adoleshentë, si autorë të vjedhjes së një shkolle. Nga strukturat e hetimit dhe parandalimit të krimit në Komisariatin e policisë Shkodër, filloi proçedimi penal, në gjendje të lirë, ndaj shtetasve me iniciale A. R, 16 vjeç, D. P,16 vjeç, P. D ,17 vjeç. Ndërkaq, të tre këta shtetas janë banues në fshatin "Hot i Ri" Komuna Rrethina, rrethi Shkodër.
Këto shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë vjedhur shkollën 9-vjeçare të fshatit "Hot i Ri", Komuna Rrethina, Shkodër, duke marre një sasi materialesh me vlerë rreth 4.000 lekë të reja.
Materialet proçedurale në ngarkim të tre të miturve, iu kaluan për veprime të metejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Vjedhje, e kryer ne bashkëpunim".