E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, pranga 36-vjeçarit, kanos 57- vjeçarin

Policia e Shkodrës, në sajë të një pune hetimore ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrance të shtetasit Angjelin Rrethaj, 36 vjeç, lindur në fshatin Plan, Dukagjin dhe banues në fshatin Grude e Re, Komuna Rrethina Shkodër.
 

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka kanosur për motive të dobëta shtetasin me iniciale Sh. S. 57 vjeç, banues në fshatin "Melgush", Komuna Bushat Shkoder. Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të arrestuar iu gjet në brez një thikë , e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
 

Të gjitha materialet në ngarkim të shtetasit Angjelin Rrethaj i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të "Kanosjes" dhe "Armbajtje pa leje të armëve të ftohta".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›