E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, në pranga një 27-vjecar për armëmmbajtje pa leje

Policia e Shkodrës vë në pranga një 27-vjecar me akuzën e prishjes së rendit public, armëmbajtje pa leje dhe rezistencë ndaj uniformave blu. Sokol Kola u arrestua në flagrancë rreth orës 9:30 të mëngjesit të sotëm në fshatin. Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale nje arme zjarri tip automatik, si dhe nje kreher me 30 fisheke.

Në njoftimin e saj për shtyp, drejtoria e policisë së qarkut Shkodër bën me dije se gjatë kontrollit i ndaluari kundërshtoi forcat e policisë dhe më pas mbushi armën e zjarrit duke tentuar të qëllonte drejt tyre. Ai u neutralizua në kohë, ndërkohë që ndaj tij kanë nisur veprimet proceduriale e hetimore dhe materialet ne ngarkim do i kalojne per veprime te metejshme Prokurorise se Shkodrës.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›