E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS akuza INSTAT-i: U shmang në inflacionin e ushqimeve

Partia Socialiste publikon sërish fakte mbi manipulimin e cmimeve të mallrave dhe shërbimeve të konsumit familjar nga ana e Institutit të Statistikave. Deputeti Ilir Beqja akuzoi INSTAT se përmes këtyre shifrave kërkon të fshehë krizën ekonomike në vend, ndërsa shtoi se manipulimi më I madh është bërë me cmimet e ushqimeve, rritja e vlerës se të cilave sipas Beqës është paraqitur më I vogël nga sa është në realitet.

“Ashtu, si kryeministri vendit Sali Berisha dhe për llogari të pushtetit te tij edhe INSTAT po gënjen shqiptarët në të njëjtën mënyrë vulgare. INSTAT po fsheh të vërtetën e buxheteve familjare si e vërteta e fshehur në tunelit e Kalimashit. Si dinamiti i tunelit, po përdoren sot të pavërtetat statistikore të fabrikuara nga INSTAT për të hapur rrugën e sukseseve imagjinare të qeverisë. Këto të pavërteta të prodhuara për të krijuar një realitet virtual mediatik po e thellojnë tunelin e krizës ekonomike shqiptare duke pasur një efekt dinamit mbi të” tha Beqja.

Beqja u shpreh më tej se Partia Socialiste është e vendosur të tregojë të vërtetën e inflacionit, pavarësisht fshehjes së përsëritur që i bën INSTAT-i, sipas tij. < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›