E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, në vitin 2010, asnjë burgim i përjetshëm për vrasje

SHKODER – Asnjë dënim me burgim të përjetshëm nuk është dhënë gjatë vitit 2010 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, megjithëse ka pasur jo pak çështje që janë gjykuar për krimin e vrasjes. Ndërkohë që për këto raste Gjykata e Shkodrës ka akorduar vendime me burg, që variojnë nga 10-25 vjet. Megjithëse gjatë vitit 2010 janë gjykuar 79 çështje për krimin e vrasjes, që nga ato me paramendim e deri tek ato nga pakujdesia, Gjykata e Rrethit të Shkodrës gjatë vitit që kaloi nuk ka dhënë asnjë dënim me burg të përjetshëm. Një fakt i tillë pohohet nga vetë përfaqësuesit e kësaj Gjykate, duke iu referuar shifrave zyrtare të këtij institucioni. Pas publikimit të të gjitha çështjeve gjyqësore të Gjykatës së Shkodrës, ajo që të bën përshtypje në këto çështje, është se krahas numrit të madh të çështjeve që ka gjykuar secili prej gjyqtarëve, dënimi me burgim të përjetshëm ka qenë në shifrën zero në vendimet e tyre. Për vitin 2010 kanë qenë 79 çështje për krimin e vrasjes, nga ajo me paramendim deri në vrasjen nga pakujdesia, apo e kryer në kushtet e tronditjes psikike. Nga këto, 3 çështje kanë qenë për vrasje për gjakmarrje, nga të cilat vetëm një rast është procedim i ri dhe dy të tjera të mbartura nga vitet e kaluara. Ndërkohë që janë dhënë 10 vendime me nga 10-25 vjet burgim nga Kolegjet Penale të Gjykatës së Faktit Shkodër, kryesisht për veprën penale të vrasjes, nga 5-10 vjet janë dhënë 12 dënime, ndërsa rastet e tjera, me dënime më të ulëta. Gjithsej për gjykim, procese penale kanë qenë 641 çështje, nga të cilat 536 janë çështje të reja. Gjykata e Faktit ka 3 kolegje penale, ndërkohë që, të ndara sipas gjyqtarëve, mesatarisht i bie që çdo gjykatës të ketë kaluar mesatarisht mbi 70 dosje. Për çështjet civile gjatë vitit 2010 kanë qenë 3487 dosje, nga të cilat 3061 të ardhura të reja gjatë vitit dhe 393 të mbartura nga viti 2009. Kjo Gjykatë ka një trupë gjyqësore prej 17 gjyqtarësh, nga të cilët 10 janë për çështje civile dhe secili prej tyre ka pasur rreth 400 dosje.        r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›