Zyrtare, Xho Kol lojtar i Liverpulit
Kol nënshkroi dje pasdite një kontratë katër vjeçare me klubin e ri. “Liverpuli është i lumtur të konfirmojë nënshkrimin e një marrëveshjeje katër vjeçare me Xho Kolin”, shkruan klubi pesë herë kampion i Europës më uebsajtin e vet, duke shtuar se mesfushori do t’u nënshtrohet analizave mjekësorë gjatë 48 orëve të ardshme.
Kol, 28 vjeç, është blerja e dytë e verës pas Milan Jovanoviçit, i cili mbërriti nga klubi belg Standard Liezh, gjithashtu me parametra zero. Nënshkrimi i tij mund të jetë një goditje e bukur për trajnerin e ri, Roi Hodgson, i cili po përballet me betejën për të mbajtur në “Anfield” lojtarë të tillë si Stivën Zherrard, Fernando Torres dhe Havier Maskerano, pas sezonit të fundit plotësisht të dështuar.
Xho Kol ka fituar tre kampionate dhe dy Kupa të Anglisë gjatë shtatë viteve të tij në “Stamford Bridge”. Ai ka veshur fanellën e kombëtares angleze 56 herë, duke shënuar 10 gola. Ai u la i lirë pas përfundimit të kontratës me çelsin, pasi kampionët e Premier Ligës nuk pranuan të plotësonin kërkesat e tij financiare.