Shkodër, përplaset për vdekje 7-vjeçarja, po kalonte rrugën me bagëtinë
Shkodër- Një fëmijë 7-vjeçare është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e sotmë në Shkodër.
Burimet e policisë bëjnë me dije se vajza është përplasur nga një kamion teksa ka qenë duke kaluar rrugën.
Vajza ka qenë me bagëtitë, të cilat janë trembur nga kamioni ndërsa ky i fundit ka aksidentuar 7-vjeçaren.
Nuk dihet ende nëse kanë qenë bagëtitë apo kamioni që kanë përplasur fëmijën megjithatë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimin. Ngjarja e rëndë u shënua sot pasdite në fshatin Stajkë të komunës Buashat.
Sakaq që një tjetër viktimë është gjetur në Shëngjin në afërsi të një kabine elektrike sot pasdite. Policia dhe ekspertiza shkuan në vendngjarje por ende nuk ka informacion mbi shkaqet e vdekjes së viktimës.
Ajo që dihet është se viktima i përket seksit mashkull rreth 45-vjeç.