Vlorë, një person humb jetën nga djegia

Stadiumi Vlorë
Një person ende i pa identifikuar ka humbur jetën sot në Vlorë si pasojë e djegieve të marra. Pas lajmërimeve, në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja por pa mundur ti shpëtojë jetën.
Personi i djegur është gjetur pranë aneksit të stadiumit të Flamurtarit. Trupi i pajetë është ndërguar në morg.
Dyshohet se personi që ka humbur jetën është një i pastrehë dhe në momentin që është djegur mendohet se ka qenë i dehur.