E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, plagosen dy persona, në kërkim autorët

Dy plagosje kanë ndodhur dje me armë zjarri në orët e vona të natës së kaluar në qytetin e Shkodrës. Ngjarja e parë ka ndodhur në fshatin Naraç, ku një 35 vjeçar është qëlluar nga një person. Zef Prroni ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës. Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit i cili ende nuk është identifikuar, si dhe për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, motivet e së cilës nuk dihen ende. Pak minuta më pas, një tjetër plagosje me armë zjarri është shënuar në lagjen Skërnderbeg po në qytetin e Shkodrës. Marin Majnishta është qëlluar me pistoletë brenda lokalit të tij. Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës, nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Dëshmitarë nga vend i ngjarjes bëjnë të ditur se autori ende i paidentifikuar ka hyrë në lokalin e Majnishtës dhe e ka qëlluar më pas me pistoletë. Për të dyja ngjarjet, forcat blu të Shkodrës po punojnë për kapjen e autorëve, të cilët ende nuk janë identifikuar si dhe për shkaqet e dy plagosjeve të ndodhura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›