I dënuari politik në diktaturën komuniste dhe në demokracinë e sotme
Nga Ndini R. BARDHI
Sa kohë që, në realitetin e sotëm demokratik, do të ketë një mallkim shoqëror që në palcë të qytetërimit, të lirisë dhe të drejtave njerëzore në Shqipëri në mënyrë mashtruese; sa kohë që e kaluara komuniste vegjeton; sa kohë që i dënuari dhe i përndjekuri politik katandiset në mjerim të paparë, sa kohë që do të ketë pangopësi, grykësi e secili për vete, asnjë herë ska për tu bërë ky vend dhe shoqëria shqiptare do të jetë e asfiksuar njëherë e përgjithmonë.
Çfarë ndodhi me fatin e njerëzve të dënuar politikisht nga diktatura komuniste? Me ardhjen e demokracisë në vitin 1990, ngjarjet u rrokullisën me shpejtësi, familjet dhe individët e ndjekura e të përndjekura politikisht u shpërndanë sa andej-këndej, në Shqipëri e në shumë vende të botës. Shumë të dënuar qëndruan në vendin e tyre me shpresën se do të gjenin jetën më të mirë e njerëzore. Por, e vërteta për ta solli goditje të tmerrshme, të cilat, sot, duke i parë realisht me sytë tanë, vuajnë dramën shpirtërore dhe ekonomike.
Ai (ata) sodit fatin e vet. Ai qëndron i mbështetur (ulur) në një stol, zë kokën me të dyja duart dhe zhytet në mendime, duke hedhur vështrimin mbi tokë.
Çfarë shikon? Tokën? Jo. Çfarë shikon përtej saj? Dramën. Jo dramën që e rrethon, po dramën që ka pllakosur shpirtin e tij. Në errësirën e trishtuar të natës, që ai gjumin nuk e bën të qetë, shquhen ende pranga dhe shkopi i policit.
Ai, në këtë realitet të pamoralshëm njerëzor, mendon, ëndërron i hutuar, përpara realitetit të pamëshirshëm. I duket sikur dëgjon nga prapa hakërrimën e një gardiani. Ai tashmë shyqyr ka shpëtuar nga ato klithma të përbindshme. Kishte shpëtuar pasi kishte ngrënë një shkop gome. Dhe, duke shpëtuar nga ato të rrahura, i trullosur nga goditja, duke nxituar të shtrihej në dyshekun prej kashte, si ndonjë zog i plagosur, duke ikur nga urrejtja dhe duke shpëtuar të gjente shpëtimin nga druri.
Në vazhdën e mendimeve torturuese që i lëvrinin në kokë, i kujtohet befas ai njeri, sigurisht i keq, që quhej Ali. Ai i kishte lënë në tru ato gjurmë të turbullta, që janë ndezur sot në ditën e lirisë, në kujtesën e tij, si të ishin shkruar me germa gjaku. I dënuari politik, sot e ndien më shumë se kushdo atë kohë, që e djeg në tru e në shpirt, atë kohë makabre, e cila ishte fatale dhe antinjerëzore. Fati për ta edhe sot në demokraci nuk po u hap një derë të re, sepse nuk është mbyllur ende dera e kohës së vjetër komuniste, e më tej, sepse kjo e fundit me rrënjët e thella pesëdekadëshe lëshon fruta dhe erë të re, por në një formë demokratike. Çdo gjë për të dënuarin politik ka marrë fund, qoftë ideali, qoftë shpresa për të jetuar edhe këtë pak jetë që i ka mbetur, sepse jeta është e shkurtër dhe jo e pafundme. Hijet e së kaluarës komuniste edhe sot në vitin 2009, nuk po i ndahen, sikur të ishin mbledhur të gjitha mbi të.
Në jetën e njeriut paska çaste, se për të fituar lirinë dhe të drejtën për të jetuar si njeri i Zotit, u dashka përmbysur e keqja njëherë e mirë nga rrënjët dhe nuk mjafton vetëm këputja e kokës. Ky quhet mashtrim, i cili kur merret si vlerë njerëzore, gëlltitet shumë ëmbël dhe kthehet në zhgënjim dhe më tej merr emrin dëshpërim. Shpirti në fillim është i gëzuar, por menjëherë në atë çast kthehet në dramë, sfilitje dhe vuajtje.
Ja, pra, sesi është katandisur i përvuajturi, i përndjekuri dhe i ndjekuri në kalvarin e sakrificave antinjerëzore. Dhe ja, bashkë me të kaluarën po i zhduket edhe jeta e tij. Pasi shpëtoi nga ajo hije e keqe, e llahtarshme, përsëri edhe sot gjendet i vetmuar dhe i braktisur si diçka pa vlerë.
Gjithçka për të është zhdukur. Gjithçka për të ka ikur. Gjithçka e ka humbur. Mjerim i paparë. Zbrazëtirë dhe humnerë. Vetëm kaq shikon përqark tij.
I përndjekuri, fatkeqësisht dhe këtë e shikojmë përditë me sytë tonë, është fill i vetëm dhe askush sçan kokën për të. Vetmia dhe moskokëçarja kanë një sinonim të fundit me emrin vdekje. Dëshpërimi i tij është një zjarr që ndez urrejtjen. Ai nxjerr kurdoherë flakën e paparashikuar. Asgjë nuk i shpëton. Ai arsyeton, peshon dhe vepron. Në pamje të parë të duket i qetë, në shpirt zien llava e zjarrtë. I dënuari vështron shpirtin e tij në sytë e të tjerëve, por, në të njëjtën kohë shikon drejt në sy fatin e tij të shumëpritur. Duke hedhur sytë rreth e rrotull, ai nxjerr një përfundim të tmerrshëm. Për këtë ulërin, ose ngushëllohet me shpresën e pritshme: Kur ishim në burg, shikonim humnerën. Kur biem në paqe, vështrojmë qiellin e lirisë. Dhe thotë me zë të lartë: Unë kam qenë i dënuar politik nga diktatura më e egër komuniste në Shqipëri dhe në botë!. Ai është, edhe sot, i ndërgjegjshëm se jeton në mjerim. Sa e dhimbshme është! Padrejtësi e tmerrshme në kohën e sotme! Po ajo e drejtë është e rëndë saqë prej saj do të mund të pritej një braktisje më e madhe. Fatkeqësisht, sdo të jetë ashtu. Duket sikur e drejta për të jetuar, duke qenë një e drejtë hyjnore, do të ketë në vetvete humbjen e shpirtit dhe, duke qenë njerëzore, fiton jetën e humbur.
Por gjithçka e vërteton e sotmja, që shkëlqen fuqishëm. E vërteta është se për ta gjithçka e drejtë është shndërruar në braktisje. E drejta e tyre, vërtet është kthyer në hiç, por prapëseprapë të përthith në flakërimë.
Një e drejtë, kur mbulohet me djallëzi kapërthehet drejt djallit të vërtetë. I përndjekuri politik i ndërgjegjes, i bindjeve, i idealit etj., vërtet ka qenë i mbyllur në burg, por me shpirtin e paepur e ka shqyer si leckë diktaturën më të egër, e shkuli si një pemë e kalbur, e vërviti si një pleh i ndotur dhe i qelbur. Dhe për këtë sjell edhe sot e kësaj kohe ndër mend gjithë jetën e sakrifikuar për idealin dhe të mirën e përbashkët në përputhje me hapin e popujve të tjerë. Edhe sot sështë aspak i qetë, mendon, vepron, bën pyetje atje ku duhet dhe përgjigjet sipas mënyrës dhe të drejtës së tij.
Vuajtjet e njeriut përbëjnë një pyetësor të pafund. Asnjë i pushtetshëm nuk e pyet të dënuarin politik aq sa e pyet jeta dhe ndërgjegjja e tij e vuajtur.
Sa brejtje, sa vuajtje ka në dëshpërimin e pllakosur të këtij njeriu të vuajtur! Ai, në ditën e sotme demokratike, të lirisë dhe të së drejtës për tu shprehur, e hapi plotësisht shpirtin, idealin, qëllimin, veprën, ambicien e tij. Një e drejtë legjitime, e dhimbshme, por e domosdoshme. Veprimi i tij në diktaturën komuniste kishte shkaktuar reaksion, sepse ai kishte vepruar me dashjen dhe bindjen e vet, duke menduar se ajo ishte më i mira si ide, si alternativë sesa ajo që ishte zgjedhur, domethënë komunizmi apo socializmi. Dhe për idetë e tij do të luftonte deri në fund. Po, kush e ndaloi? Burgu, prangat. Ai pat ngecur në idealin dhe madhështinë e bindjeve të tij. Liria e tij u burgos dhe krahët e fluturimit u prangosën. Ai ra në lak, i cili si fillim ishte tundim dhe më vonë u bë robëri. Ndërgjegjja në ato çaste po i lëvizte; mos vallë kishte gabuar për momentin, duke u influencuar nga disa rrethana të verbra? Jo, e thotë edhe sot me bindje.
Ai ishte i ndërgjegjshëm për idealin e tij dhe, ndryshe nga të tjerët, i kishte pranuar me bindje ato që i kishte diktuar koha dhe situata. Ndaj tij ishte përdorur dhuna psikologjike dhe fizike, se ai i kishte pranuar të gjitha, po edhe vetë nuk kishte kundërshtuar. Nuk i trembej asaj që kishte thënë dhe e mbronte me çdo çmim, edhe me jetën e tij. Për një ideal jete, ku njeriu sakrifikon, zhytet dhe mbytet, ai (i dënuari) kishte falur lumturinë e vërtetë njerëzore.
Ajo që në jetë quhet ideal, sështë gjë tjetër veçse kalimi nga një rrugë e qetë në një rrugë plot sakrifica. Këtë patën parasysh këta njerëz. Pyesin veten dhe të tjerët: Kush është udha e drejtë, ajo e komunizmit të Enver Hoxhës, apo kjo e jona, në drejtim tjetër? Ku qëndron detyra jonë kryesore? Të mendojmë e të luftojmë për veten e për njerëzit tanë, apo për gjithë popullin? A nuk duhet lënë familja e vogël dhe interesi personal për hir të çështjes së madhe kombëtare? Njeriu ngjitet dhe ndien në ndërgjegjen e tij një përgjegjësi përherë më njerëzore ose shoqërore. Sa më lart ngjitet, aq më shumë rritet përgjegjësia e tij ndaj njerëzve që e rrethojnë dhe e besojnë.
Marrja e përgj