E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, plumba pistolete mbi 25-vjeçarin

 Policia lokale bëri me dije se ngjarja u regjistrua në lagjen “Tom Kola”, ku është plagosur me pistoletë në shpatull shtetasi A. L., 25 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor, ku nga veprimet e para hetimore, rezultoi se autor i ngjarjes është shtetasi Bledar Dyli, 23-vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi” të qytetit Shkodër, për të cilin u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Nga hetimet e bëra, mësohet se ngjarja ka ndodhur, për motive të dobëta, si pasojë e një konflikti të çastit mes dy të rinjve.

U kryen veprimet e duhura hetimore e procedurale dhe provat materiale në ngarkim të shtetasit Beldar Dyli, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentative” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. /Start/

                                                                                             2012-08-14 11:24
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›