E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen dy grabitës të çantave të grave

Në pranga ranë Dritan Kuka, 36-vjeç, banues në lagjen “Drita”, Burrel, me arsim 8 klasë, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe Orion Rexhepi, 25-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për trafikim i lëndëve narkotike.

Arrestimi i tyre u krye pasi janë kapur në flagrancë në Rrugën  “Bardhyl”, ku në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë tentuar të vjedhin çantën e një shtetaseje.  Nga hetimet dhe veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas dyshohet të jenë edhe autorë të përfshirë në disa vjedhje të tjera me ketë tendencë, ndërkohë që hetimet ndaj tyre po vazhdojnë. /Start/

                                                                                             2012-08-14 11:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›