E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, polica: Ndërhyja e Av të Popullit, arbitrare

Pas deklaratës së djeshme të Avokatit të Popullit, lidhur me ushtrimin e dhunës ndaj një 20 vjeçari në qytetin e Shkodrës nga ana e policisë, ka reaguar policia. Kjo e fundit i ka quajtur veprimet e Avokatit të Popullit si arrogante që kanë prishur hetimin. 

SHKODËR- Policia e Shkodrës reagon ndaj deklaratës së një dite më parë të Avokatit të Popullit Emir Dobjani, duke i quajtur ato veprime arrogante që kanë prishur hetimet lidhur me një vrasje të ndodhur në vitin 1997. Sipas zëdhënëses së policisë së Shkodrës Fatbardha Çepella oficerët e policisë kishin shoqëruar 4 persona të cilët po i merrnin në pyetje për një vrasje me subjekt gjakmarrjen e ndodhur në vitin 1997. Në këto momente Avokati i Popullit ka ndërhyre, dhe njëri prej të shoqëruarve ka pretenduar se është dhunuar nga policia, por kjo mohohet kategorikisht nga oficerët e policisë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›