Moti i keq lë një pjesë të Vlorës pa energji elektrike
Si pasojë e motit të keq disa lagje kryesore të qytetit të Vlorës kanë mbetur pa energji elektike. Burime nga OSSH-ja, bëjnë të ditur se po punohet për riparimin e defekteve, ndërkohe që disa zona janë ende pa energji në këtë qytet.
VLORE- Moti i keq i cili ka përfshirë vendin tonë ka shkaktuar difekte edhe në rrjetin e furnizimit me energji elektrike në qytetin e Vlorës. Si pasoje e këtyre defekteve kanë mbetur pa energji elektrike për mjaftë orë disa nga lagjet kryesore të Vlorës. Bëhet e ditur se ndërpreja e energjisë elektrike ka ndodhur gjatë orëve të natës, deri në mesditë dhe në disa zona ka vazhduar edhe pasdite. Burimet e OSSH-së bënë të ditur se grupet e specialistëve janë angazhuar qysh në orët e para të mëngjesit dhe kanë punuar për të normalizuar gjendjen. Në këto momente furnizimi me energji elektrike realizohet në pjesën më të madhe të qytetit, me përjashtim të ndonjë zone të vecantë, ku, po punohet ende. (a.r/ata/balkanweb)