E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, polici vret shokun: Jam penduar për gjëmën

SHKODER- Një shaka mes dy kolegësh të vjetër ka qenë shkaku që miqësia mëse 18 vjecare mes dy punonjësve të policisë së rendit të përfundonte në mënyrë tragjike. Ramazan Ademi ka qëlluar dje tre herë me pistoletën e shërbimit, kolegun e tij Tom Jakinin, 39 vjecar, babain e katër fëmijëve, i cili jetonte mes problemesh dhe vështirësish familjare.

Ngjarja e cila shokoi jo vetëm komunitetin e komunës së Bushatit, por të gjithë opinionin për vetë faktin se protagonistë të krimin ishin dy punonjës policie, ndodhi dje rreth orës 14.30 minuta afër murit rrethues të godinës së Komunës së Bushatit në Kryebushat, pranë derës kryesore të saj. Autori Ramiz Ademi do të merrte shërbimin nga Toma kur ka ndodhur dhe konflikti.

"Në momentin që janë takuar, Toma i ka thënë me shaka Ademit: Hajde mor, merr shërbimin. Ndërsa ky ia ka kthyer: Ec mor ti. Shakaja mes dy shokëve ka vijuar, por Tom Jakini i ka marrë fjalët e fundit seriozisht dhe ka qëlluar me grusht Ademin. Ndërsa ky i fundit ka nxjerrë pistoletën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës duke zbrazur gjithë plumbat që kishte në armë"- shkruan sot GSH duke iu referuar burimeve nga policia.
Autori i vrasjes, Ramiz Ademi ka qëndruar në vend i shokuar nga krimi që kishte bërë. Pasi i janë vënë prangat, ai ka shprehur një pendim të plotë për krimin që sapo kishte kryer. Ramiz Ademi është marrë në pyetje, por mësohet se gjendja e tij mendore ka qenë e tronditur. "Nuk e mbaj mend sa herë e kam qëlluar. Di vetëm që pasi Toma më ka rënë me grusht, kam nxjerrë pistoletën. Nuk e di si e kam bërë një gjë të tillë. Jam penduar për gjëmën që i bëra shokut tim", - është shprehur 44-vjeçari. Ndaj tij pritet që Gjykata e Shkodrës të bëjë dhe vlerësimin e masës së sigurisë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›