Kakavijë rradhë 10 kilometra në anën greke
Radhët në kufi Me gushtin është rikthyer makthi në lëvizjen e kufirit shqiptaro-grek. Dita e parë e këtij muaji ka shënuar rradhë kilometrike në pikën më të madhe të kalimit kufitar mes dy vendeve.
Doganat greke kanë përgjysmuar numrin e punonjësve, për shkak të pushimeve. Rradha e automjeteve ka arritur në afro 10 kilometra në anën greke të kufirit. Pritjet, arrijë deri në 7 orë.
Deri në orën 10 në këtë pikë është punuar me një sportel të vetëm. Më pas janë shtuar edhe dy të tjerë. Në anën shqiptare punohet me 12 sportele. 24 orët e fundit në këtë pikë kanë kaluar 3600 persona dhe 800 automjete.
Dita e parë e gushtit shënon kështu edhe kthimin në masë të emigrantëve që kalojnë pushimet në Shqipëri. Por piku i këtij fluksi, pritet gjatë javës që vjen.