E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, policia sekuestron 44 aparatura të lojrave të fatit

Policia e Shkodrës gjatë një operacioni të koduar "Lotaria e Fundit" ka goditur ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit.
Burimet nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se gjatë kontrolleve të ushtruara në ambinetet e oragnizimit të lojrave të fatit, u bë e mundur sekuestrimi i 44 aparatuarve të lojrave të fatit dhe 1 rulete.
Sipas policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasve që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm të lojrave do ti kalojnë, në gjendje të lirë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të "Organizimit të llotarive të palejuara".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›