Perleshen me thika dy grupe, vritet i mituri, rende 18-vjecari
Patos- Perleshja me thika mes dy grupeve te te rinjve ne qender te qytetit te Patosit perfundon me nje te vdekur dhe nje tjeter te plagosur rende. Policia e Fierit ndaloi kater te dyshuar per masakren qe ndodhi para nje lokali ne lagjen “Naftetari”, dy nga te cilet vellezer dhe po kaq te mitur. Si pasoje e sulmit agresiv mbeti i plagosur rende dhe nderroi jete ne spital 17-vjecari Daniel Rrapushi, ndersa ndodhet ne spital me plage te shumta shoku i te ndjerit, Rauf Bregu, 18-vjec. Shkak i ngjarjes eshte bere nje grindje banale mes dy grupeve, te cilet edhe me pare kishin pasur perplasje. Burime zyrtare te policise vendore bene me dije dje se arriten te zbardhnin krimin, identifikonin autoret e dyshuar dhe arrestonin ata brenda 12 oreve. Ne pranga kane rene Narjus Muskaj, 17-vjec, Skerdian Pasho, 18-vjec, Sonjel Nako, 18-vjec dhe Mateo Pasho, 17-vjec.
Ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kater adoleshentet dyshohen se kane vrare me thike per motive te dobeta 17-vjecarin Daniel Rrapushi, ndersa kane lene te plagosur Rauf Bregun. Policia tha se grindja ka nisur rreth ores 20:30 te se martes ne ambientet e nje lokali ne qytetin e Patosit dhe me tej te rinjte kane shkembyer sharje dhe matur forcen fizike. Per pasoje ka ardhur dhe ngjarja tragjike, kurse autoret e dyshuar jane arratisur nga vendngjarja menjehere. Mjeket thane se Rrapushi kishte plage ne zemer dhe nuk mundi te mbijetonte, kurse Bregu ndodhet ne reanimacion. Policia ngriti akuzat e “vrasjes me dashje” dhe “plagosje e rende me dashje, te kryera ne bashkepunim”.
A. Q.