E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trojet ne bregdet, pranga ish-kryebashkiakut

Lushnje- Shitja e trojeve ne bregdet duke manipuluar dokumentacionet con ne qeli ish-kryebashkiakun e Divjakes. Avni Koci, 54-vjec, eshte arrestuar diten e djeshme nga komisariati i Lushnjes, ndersa merrte pjese ne inaugurimin e nje vepre per bujqesine, si i ftuar ne komunen Kolonje te ketij rrethi. Akuza e ngritur ndaj ish-kryetarit te bashkise eshte ajo e “falsifikimit te dokumenteve zyrtare, e kryer ne bashkepunim”, kurse objekti ka qene shitja e trojeve tek persona te tjere ne bregdet, pa mbledhur KRRT-ne e rrethit dhe duke hedhur firmen. Ky abuzim eshte kryer gjate mandatit 2000-2003, ndersa Koci e ka mbajtur kete post deri ne vitin 2006. Por hetimet e nisura ne dem te tij mbi bazen e shkeljeve te zbuluara nga kontrolloret, kane bere qe dosja te perfundoje ne gjykate. Me pare ka qene Gjykata e Lushnjes qe ka dhene 2 vjet burg per ish-zyrtarin e larte vendor, por ky vendim u apelua ne Vlore. Ne daten 27 qershor te ketij viti, Gjykata e Apelit te Vlores ka dhene denimin me 8 muaj burg per ish-kryetarin e bashkise Divjake dhe ekzekutimi eshte kryer menjehere pas zbardhjes se vendimit nga gjykata, qe kerkon te pakten nje afat dy javor. Burime zyrtare te policise se Lushnjes bene me dije se ekzekutuan diten e djeshme urdhrin e prokurorise dhe vendimin e gjykates ne dem te Avni Kocit. Ish-kryebashkiaku nuk eshte gjetur ne banese, kurse agjentet e Zyres se Krimit Ekonomiko-Financiar kane marre informacione se gjendej ne Kolonje te Lushnjes si i ftuar ne inaugurimin e nje Qendre Informimi te Drejtorise se Bujqesise. “Ne periudhen qe ka konsumuar akuzen e falsifikimit, Koci i ka dhene toke personave te tjere dhe ka marre vendime pa mbledhur KRRT-ne e bashkise”, shpjeguan zyrtare te policise per kete ngjarje.
A. Qoraj

Vodhen 9 makina pushuesish, Zbulohet grupi nje vit me pas
Durres- Policia zbulon 9 vjedhje makinash te ndodhura nje vit me pare ne zonen e Kavajes dhe te Durresit. Periudha kur hajdutet kane bere “gjueti” autoveturash ka qene sezoni i plazhit, ne zonen e bregdetit, kurse te dyshuarit jane gjashte persona te arrestuar dhe qe aktualisht gjenden ne qeli. Burime zyrtare te policise bene me dije dje se makinat jane te markave te ndryshme dhe me targa te disa rretheve, perfshi dhe ato te huaja qe i perkisnin pushuesve. Dy prej vjedhjeve kane ndodhur me 14 qershor 2009, dy te tjera me 27 dhe 30 qershor. Ne korrik grupi ka vjedhur dy makina me date 16 dhe 22 te vitit te kaluar dhe tre te fundit me 8, 17 dhe 19 gusht. Policia ka identifikuar pronaret qe depozituan denoncimet dhe me tej te dyshuarit fale gjurmeve te gishtave dhe informacioneve te mbledhura ne rruge operative.

Te arrestuar:
Fatmir Marku,
Nikoll Delia,
Kujtim Fermoci,
Alfred Krepi,
Bledar Zefi,
Irena Boduri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›