E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër/ Dhunojnë drejtorin e shkollës, arrestohen babë e bir

Dhunohet rëndë fizikisht drejtori i gjimnazit "Siri Shapllo" në Gjirokastër. Panajot Qurku u dhunua nga dy persona, atë e bir, dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës.
Autorë të ngjarjes janë Rexhep Kalemi dhe i biri i tij 19-vjeçar Aleksandri, ndërsa shkak është bërë një debat me fjalë i ndodhur një ditë më parë. Për ngjarjen janë vënë në dijeni dhe strukturat e policisë së Gjirokastrës të cilat kanë bërë të mundur edhe arrestimin e Rexhep dhe Aleksandër Kalemit në orët e vona të mbrëmjes.
Sipas policisë kanë nisur hetimet në gjendje të lirë dhe për bashkëshorten e Rexhep Kalemit. Ndërsa bluzat e bardha të spitalit të Gjirokastrës bëjnë me dije se gjendja e mësuesit të dhunuar është e rëndë pasi ai ka pësuar dëmtime të rënda në të gjithë trupin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›