E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, pranga 27- vjeçarit për vrasje

Burime nga Shkodra bëjnë të ditur se një 27-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje, është vënë në pranga pasi tentoi të vriste një person, disa ditë më parë.

I arrestuari është shtetasi Alfons Majnishta, banues në lagjen Skënderbeg, të qytetit Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim sepse tentoi të vriste për motive të dobëta, shtetasin A. B., 32 vjeç.

Tentativa për vrasje ndodhi në 5 nëntor rreth orës 17.00, në lagjen Skënderbeg, pranë spitalit rajonal. Alfons Majnishta, është nën akuzë për vrasje të mbetur në tentativë, shkatërrim prone dhe armëmbajtje pa leje

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›