Komisioni i Ekonomisë, diskutohet pr/buxheti 12

Ridvan Bode, ministri i Financave
TIRANË- Komisioni i Ekonomisë ka nisur diskutimin e projekt buxhetit të shtetit për vitin 2012. Diskutimi vjen një ditë pas prezantimit të tij nga vetë ministri i Financave, Ridvan Bode në Konferencën e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit, ministri Bode ka deklaruar se hartimi i buxhetit ka marrë në kondideratë potencialet e ekonomisë dhe padyshim sipas tij është marrë parasysh edhe ndikimi nga kriza.
Ai ka përsëritur se falë reformave të ndërmarra me shumë kujdes vendi ka shënuar rritjen ekonomike më të lartë në rajon.
Bode theksoi se rritje ekonomike parashikohet sërish vitin tjetër, krahas rritjes së pagave dhe pensioneve, qëndrueshmëri makroekonomike dhe investime në infrastrukturë, arsim dhe mjekësi.