E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç: Para 9 dhjetorit nis dialogu me Kosovën

Mediat serbe raportojnë se shefi i grupit negociator serbë në negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit, Borislav Stefanoviç është shprehur se është në interes të Serbisë  që të ketë negociata me Kosovën para 9 dhjetorit.

Stefanoviç deklaroi se nuk ka pasur komunikim me shefen e delegacionit kosovar, Edita Tahiri, por është në komunikim të vazhdueshëm me ndërmjetësin e BE-së, Robert Kuper.

Jemi të gatshëm të caktojmë sa më parë një afat për negociatat dhe takimin e radhës, tha shefi i delegacionit serbë, ndërsa theksoi se rendin e ditës do ta caktojnë pas vendosjes së datës së takimit.

Sipas Stefanoviç, në interes të Serbisë janë negociatat para 9 dhjetorit, kur Këshilli Evropian do të sjellë vendimin për ndarjen e statusit kandidat për Serbinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›