Greqi, sot shpallet qeveria e përkohshme
Ashtu siç është deklaruar para dy ditësh sot pritet të shpallet qeveria e përkohshme greke. Njoftimi erdhi pas ditës së tretë të bisedimeve, që u mbyllën pa ndonjë shenjë progresi.
Mediat greke raportojnë se Kryeministri Jorgos Papandreu, i cili ka rënë dakord të japë dorëheqjen, do të takohet me presidentin Kaolos Papulias në mëngjes, para bisedimeve me udhëheqësit e partive.
Ndërkohë që më herët, edhe pse jo në mënyrë zyrtare, është bërë i ditur emri i pasuesit të Papandreut në karrigen e kryeministrit që është Lukas Papadhimos, siç bëjnë të ditur media vendase.