E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, nuk do të ketë opozitë të bashkuar

Menduh Thaci

Mediat maqedonase raportojnë se Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi përjashtoi një bashkimin të opozitës, duke nënvizuar se nuk do të bashkëpunojë me RDK-në, si një nga partitë e dyta opozitare parlamentare.

Thaçi theksoi se lideri i RDK-së Rufi Osmaniai refuzoi bashkëpunimin me PDSh-në. S`do të lejoj që Osmani të bëjë pazar me PDSH-në para zgjedhjeve lokale, theksoi Thaçi. Pak ditë ma parë në mediat maqedonase qarkullonin zëra për një bashkëveprim dhe unitet midis partive opozitare.

Nga ana tjetër, RDK pritet të sqarojë vendimin e saj dhe deklarimet e kreut të PDSH-së, dhe nëse bëhet fjalë për refuzim të bashkëpunimit opozitar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›