E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimet në Tiranë e Vlorë, Berisha: Përgjigjia më e vendosur ndaj krimit

Finalizimin me sukses të dy operacioneve policore të së enjtes, në Tiranë dhe në Vlorë e ka përshëndetur edhe Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Në një njoftim në faqen zyrtare të tij, ai përgëzon forcat policore në Tiranë dhe Vlorë, ndërsa thekson se suksesi i operacioneve të policisë është përgjigjja më e vendosur ndaj krimit dhe autorëve të tij.
 

Mbrëmjen e sotme Policia e Tiranës vuri në pranga Viktor Gushin , 37 vjec. Arrestimi i tij u bë pasi 3 ditë më parë tentoi të grabisë “NBG”bank, në sheshin "Shtraus", pranë zonës së`Xhamllikut`,në kryeqytet, ku vrau arkëtaren Leonora Kaloçi dhe plagosi rojën Skënder Elmazi. Ndërkohë policia e Tiranës raportoi se arma me të cilën u vra dje arkëtarja e filialit të "NBG Bank" Leonora Kaloçi është përdorur edhe në vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj ngjarje e regjistruar në 21 tetor të vitit të shkuar në rrugën Ferit Xhajko në kryeqytet.
 

Ndërsa forcat policore në Vlorë bënë të mundur arrestimin e të shumëkërkuarit Altin Hoxha, 28 vjec, i njohur ndryshe si “syakulli”, i arratisur nga burgu i Regina Coeli në Itali, në mesin e janarit të këtij viti. Hoxha mban firmën e plotë 50 krimeve dhe konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›