Mbajti në këmbë kryeqytetin për 48 orë, kush është Viktor Gushi?

Kush është ai që per 48 orë rresht pas vrasjes se arkëtares Leonora Kaloci, ka mbajtur nën tension jo vetëm policinë e Tiranës por edhe të shtetit. Ai që ishte kthyer në frikë dhe ne ankth për qytetarët e kryeqytetit. Ai që ka lënë pas vetes edhe 5 vite burg të kryera në Greqi. Viktor Gushi, 37 vjec me origjinë nga Patosi jetonte në një shtëpi private në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë. Sipas informacioneve të policisë në këtë banesë ai jetonte i vetëm, madje uniformat blu konfrimojnë se nga hetimet rezultoi se edhe grabitjet e kryera në Tiranë, Gushi i ka realizuar vetëm, pa ndihmën e personave të tjerë. Gjithashtu Gushi akuzohet jo vetëm për vrasjen e arkëtares së “NBG” bank, e te plagosjes së rojes, por duket se hapja e dosjes së tij kriminale bënë që mbi të rëndojë edhe vrasja e argjendarit Rrapo Sinanaj. Ndërsa nuk mungojnë as grabitje të tjera që ai ka kryer në Tiranë. Sipas policisë Gushi i kryente të gjithë këto grabitje me maske dhe ka qenë paksa e vështirë për hetuesit që të zbardhnin këto ngjarje, por edhe për të pasur një identikt të autorit, pasi ky i fundit i kryente ato në mënyrë perfekte dhe duke mos lënë gjurmë në vendin e ngjarjes. Por tashmë grabitja e bankës ka zënë mat fytyrën e tij në një nga kamerat, kur ai ka kalur rrugën dhe pikërisht kaq i ka mjaftuar policisë për të identifikuar dhe arrestuar të shumëkërkuarin e policisë Viktor Gushi.